Search
Close this search box.

‘Kryeministri po përgojon BE-në’/Rama i përgjigjet zyrtarit evropian: Më kë flet ai, me shokun e vet?! Karagjoz

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të ashpra të koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Duke u shprehur krejt arrogancë se nuk e njihte këtë person, Rama e cilësoi si karagjozllëk qëndrimin e koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, mbi faktin se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e nevojshme për të hapur negociatat me Unionin dhe jo t’i hedhë sytë nga Turqia.

Ku lidhen me vaksinën ato që i kemi dëgjuar vazhdimisht si këngë që marrin informacion të njëanshëm nga Shqipëria dhe faktikisht e marrin nga kanalet e SHQUP-it. Çfarë lidhje kanë këto? Po ju ku hyni këtu? Jeni me Shqipërinë dhe që vendi të ketë vaksinën apo jeni me koordinatorët e Parlamentit Evropian që merren me histori që nuk kanë asnjë lidhje me vaksinën. Ju keni hall se po përgojohet Bashkimi Evropian dhe çfarë përgojimi ka këtu dhe si mund të përdoret termi përgojim se po të flasim për përgojim, këto të gjitha janë përgojime që u rreshtuan aty, dhe përgojime dhe të pabazuara në fakte të vendit tonë, por për këto unë nuk fajësoj koordinatorët e Parlamentit Evropian. Unë e di shumë mirë kush është fajtori. Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë dhe që duan të vijnë edhe në qeveri me pseudoprograme që janë edhe një ofendim i madh i inteligjencës së të gjithë njerëzve që dinë të bëjnë dy llogari jo më shumë. Unë nuk kam përgojuar Bashkimin Evropian. Unë kam thënë atë që po e thonë sot të gjithë, i dëgjoni çfarë po thonë nëpër Evropë dhe nëpër vende të caktuara të Evropës për çështjen e vaksinës. E dëgjoni se çfarë thotë presidentja e Bashkimit Evropian, po përgojon Evropën ajo. Po pse kur unë nuk flas për veten e time, po flas edhe për ju, dhe ky është dallimi i vendeve që kanë politikanë seriozë dhe vende ku politika është një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët. U krijua nga një situatë e palogjikshme dhe dritëshkurtër dhe urdhëro rezultatet. Kur flitet për vaksinën, këtu bëhet fjalë për njerëzit tanë. Nuk nevojë ta mbrojë asnjë koordinator i BE-së ta mbrojë Bashkimin Evropian nga unë. E mbroj vetë BE-në më mirë se çdo koordinator i BE-së, le të jetë gjerman, spanjoll, apo holandez, nëse është puna për devocion dhe respekt ndaj BE-së. Po këta janë mësuar të flasin kështu se për fat të keq ushqehen dhe mbështeten nga Tirana dhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën, me kë flet ai, për kë flet ai, me shokun e vet. Ku është në kafene në Babrru apo në Bruksel. Më tregon kushtet dhe parakushtet kur ne flasim këtu për shëndetin dhe flasim për vaksinën. Do na tregojnë se ne nuk meritojmë të kemi vaksinën se nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-s. Këtë do të na tregojnë këta ne. Dëgla dhe dokrra të pakoncpetueshme. Dhe është për të ardhur keq këto dokrra janë produkt made in Albania”, u shpreh Rama gjatë komunikimit me gazetarët mbi situatën e vaksinimit dhe ekonomisë shqiptare.

Ndërkaq, para dy ditëve koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian Gahler, i kujtoi kreut të qeverisë se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës.

Gahler ka evidentuar kushtet e pa përmbushura nga Shqipëria, për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që t’i plotësojë ato.

Deklarata e Michael Gahler:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Domethënë nga qeveria! Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur! Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte:

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i pa adresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetutshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume  evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

Vinkmag ad

Read Previous

Njohja nga Izraeli/ Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh

Read Next

Basha, ulja e taksave dhe profetët e apokalipsit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular