Ky është gjiri i famshëm i Llamanit, në Himarë. Prej disa muajsh në këtë vend vazhdojnë ndërtimet nga tepelenas që kanë blerë truall. Ndërtojnë pa ju hyrë gjemb në këmbë. Nën hundën e policisë dhe me mirëdijen e gjithë strukturave të shtetit.
As polici, as prokurori dhe as inspektorat nuk i ndalon. Aty, jo më shumë se 30-50 metra larg dallgës së Jonit po hidhet beton dhe hekur.
Askush nuk i ndalon edhe pse qytetarë të shumtë himarjotë shpesh përcjellin foto dhe video nga ndërtimi i paligjshëm.
Në telefonat e drejtuesve të shtetit herë pas here ka denoncim për të njëjtin ndërtim të paligjshëm.
Megjithatë askush nuk ndalet! Apeli i kryeministrit dhe kërcënimi i ministrit te Brendshëm Çuçi ende nuk ka mbërritur tek brigjet e Himarës. Le ët shohim paskësaj!
Edhe pse ndaj ndërtuesit të paligjshëm ka masë sigurie dhe paralajmërime për pezullim të ndërtimit të paligjshëm, përsëri nuk ka ndalesë./ArbëriaNews.net
