Kush do të fitojë mes Ukrainës dhe Rusisë? Spartak Ngjela kap detajet e rëndësishme dhe bën paralajmërimin e fortë: Kjo është diferenca mes tyre!

Jepi Share

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me luftën që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ngjela shprehet i bindur se Ukraina falë dejtuesit të saj që po dëshmon një intelekt të lartë do të arrijë të dalë fituese.

Postimi i plotë:
Ku është sot diferenca midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo është një diferencë në lidërship. Ukrainasit kanë tani një lider që po i drejton; kurse rusët kanë një pafillo të KGB-së që nuk e di se ç’është as atdheu, as intelekti politik dhe as morali shoqëror i një kombi.

Historia na ka mësuar se kur një lider që drejton një vend e ka të bashkuar moralin shoqëror me përgjegjësinë; vendi përparon. Historia gjithashtu na ka mësuar se në kohën e një lufte patriotike për mbrojtjen e atdheut; trimëria, guximi dhe intelekti i liderit që mbron vendin e tij, marrin vlerë të madhe, nëse ky lider e respekton dinjitetin e tij në funksion të moralit shoqëror.

Sot ne e pamë të gjithë: lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky, po e dominon fushën e luftës Rusi – Ukrainë me intelektin e lartë politik që zotëron, dhe me moralitetin e lartë patriotik që e di se jeta e dhënë për atdheun është vlerë e madhe historike për çdo individ.

Në fakt; kjo ka qenë dhe është substanca e moralit shoqëror të çdo kombi të iluminuar.
Morali shoqëror, të cilit duhet që detyrimisht t’i përmbahet një lider, është respektimi i mirëqenies shoqërore për çdo veprim të kryer nga ana e tij.

E shihni se si bashkohen në një pikë të përbashkët mirëqenia shoqërore e Ukrainës me heroizmin patriotik të presidentit të saj Volodymyr Zelensky?
Dhe është pikërisht kjo vijë morale që do ta nxjerrë fitues Zelensky-n dhe Ukrainën në këtë luftë patriotike të imponuar nga një rus i çmendur.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Putin kërcënon me armë bërthamore/Reagon menjëherë Kina, zbardhet kërkesa për Rusinë dhe Ukrainën

Read Next

Mes terrorit dhe luftës, Zelensky bën lëvizjen e RËNDËSISHME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular