Kush është vrasësi? Lidhja paralele me një vajzë i futi në sherr, zbardhet çfarë ndodhi në sallën e gjyqit, shoku akuzon 2 kushërinjtë: 26-vjeçarin e vrau…

Gjykata e Korçës vendosi sot masën arrest me burg për 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë dhe i hedhur në rezervuar 26-vjeçari Martin Çeço. Për 3 të pandehurit Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj rëndon akuza vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim

Mediat bëjnë me dije se dy kushërinjtë Mollaj nuk e kanë pranuar krimin, duke thënë në sallën e gjyqit se “Ne nuk kemi faj”. Mirëpo i arrestuari tjetër, Bleti Angjo, ishte pa shkollë dhe nuk dinte as të fliste dhe as nuk kuptonte çfarë bëhej në sallën e gjyqit, por ai ka thënë vetëm se “ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj”.

Nga ana e saj, edhe Prokuroria ka pretenduar në gjyq se Valter Mollaj ka pasur marrëdhënie me vajzën, dhe sipas akuzës, ai pretendohet si ekzekutori i të riut.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 12 Qershor, kur 26-vjeçari ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe është gjendur pas 4 ditësh nga policia në rezervuarin e Kolanecit.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta për shkak të një lidhje që 26-vjeçari(viktima) ka pasur me një vajzë. Shkaku i lidhjes paralele që ka pasur vajza mes viktimës dhe njërit prej autorëve ka bërë që ky konflikt i cili nisi me kërcënime të përfundojë në vrasje.

Vinkmag ad

Read Previous

Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

Read Next

Rama plas deklaratën e fortë: Raporti i Dick Martin, nga influenca ruse/ Kurti e zbulon live: Sonte do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular