Kuvendi zgjodhi Presidentin e ri/ Salianji: Bojkoti është avaz i vjetër, e nxjerr opozitën të paaftë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Salianji ka komentuar bojkotin e opozitës gjatë votimit, duke thënë se “bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik”.

Salianji shton më tej se opozita nuk duhej të mungonte sot.

“Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë!”, thotë Salianji.

Postimi i plotë:

U ulën me Ramën por nuk ulen kundër Ramës!

Bojkoti është avaz i vjetër që e vendos opozitën në pozitë të vështirë me miqtë dhe partnerët, e nxjerr të paaftë për betejë në sy të opinionit publik dhe e bën të pabesueshme kur një pjesë e grupit parlamentar në vend që të bojkotojnë Ramën dhe tre përfaqësuesit e kryesisë së tij, bojkotojnë Kuvendin!

Në Parlament opozita dhe ky grup parlamentar ka marrë pjesë kur u votua kryetarja e parlamentit, kur u votua qeveria apo kur votohen ligje dukshëm për favorizime korruptive dhe ka zgjedhur të luftojë, nuk mund të mungonte sot, çdo taktikë duhet përdorur brenda institucioneve!

Nuk lahet gabimi i uljes në tavolinë jashtë institucionale me 3 përfaqësuesit e PS duke bërë një gabim të ri edhe më të rëndë! Se çfarë është Rama e thamë me të madhe, të shpresojmë që në të ardhmen mos përdoren nevojat për protagonizma personale për të dëmtuar opozitën!

Vinkmag ad

Read Previous

Nano tregon gabimin e Bajram Begajt sapo u zgjodh president: Është një personazh i nxjerrë nga…

Read Next

“E dija që…”/ U vetëshpall kandidate për Presidente, reagon Elena Kocaqi pas zgjedhjes së Begajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular