Search
Close this search box.

Ky lajm të trishtojë çdokënd!

Nga Gazmend KAPLLANI/Shpallja zyrtarisht e ish Presidentit dhe KM Shqiptar z. Sali Berisha si non-grata nga administrata Amerikane është një lajm qe duhet te trishtoj dhe dëshpëroj çdo shqiptar. Jo se z. Berisha nuk e meriton. Personalisht besoj se do t’u vije radha edhe qeveritareve te sotëm nga KM dhe Kryetari i Bashkisë deri tek Kryetari i Parlamentit. Prandaj lajmi i sotëm për ta është një ogur shume i keq dhe jam i sigurte qe i ka trembur aq sa nuk thuhet.

Ne periudhën qe vjen parashikoj se do shtohen zërat për koalicion te dy partive te mëdha si përpjekja e fundit per te shpëtuar dhe fshehur mallin e plaçkitur nga te dy. Ashtu siç do shtohen zërat e anti-Amerikanizmit aq sa do na kujtojne veprën e Qofte Largut “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”. Ajo qe duhet te na dëshpëroj megjithatë eshte fakti qe ne radhitemi mes vendeve me me pak dinjitet ne rruzullin tokësor. 30 vjet pas rënies se një sistemi terrori enverist, Shqiptaret dështuan te ndërtojnë një shtet funksional dhe një sistem Drejtësie qofte edhe elementar. Zëvendësuan terrorin totalitar me korrupsionin total.

Protagonistet ishin pak a shume te njejtet: njerez te sistemit totalitar te cilet edhe “trasheguan” strukturat e sistemit dhe zevendesuan brenda nates kostumin e Sekretarit te Partise apo Sigurimsit me kostumin e biznesmenit (dmth te kusarit). Per kulturen demokratike Amerikane nje komb nuk ka as te ardhme as sovranitet nese nuk ka Drejtesi. Nese ne jeten e tij publike cdo qelize e shtetit eshte kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Amerikanet e dine shume mire qe Shqiptaret jane ndoshta i vetmi komb pro-Amerikan ne Ballkan sot.

Prandaj duan ta shohin te përparoj dhe begatoj sepse na shohin si aleate afat-gjate. Por korrupsioni tek ne është i tille aq sa është bere një kërcënim serioz ekzistencial për të ardhmen dhe sovranitetin e kombit Shqiptar. Do na shfarose nëse nuk e shfarosim.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha “non grata”/DASH paralajmëron edhe një tjetër politikan në Shqipëri?

Read Next

Shkrimtari i njohur: Ja kush e ka radhën tani pas Sali Berishës (Emrat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular