“Legjenda e Bronx-it”: Cadillac-u i bardhë, Cadillac-u i zi

Nga Orest Çipa/ Ne lagjen time prej kohesh vertitet nje thashethem se fati i nje njeriu eshte i lidhur ngushte me  fatin e nje makine.

Thashethem i bukur por bestytni e rendome!

Nuk kam për ta besuar ndonjehere ndonese njeriu e pelqen mistiken, mitin, legjenden, godhenat…

Trillim fantastik në nje kohe moderne, perralle e bukur, por ky eshte realiteti. Ne kete kohe cdo gje eshte e mundur!

Kisha kerkuar shume për ta gjetur kete dyshe te famshme, por asnjehere nuk ja kisha qelluar.

Sot, ishte dite e merkure dhe vizitat ne kopshtin botanik ishin falas, thashe te marr dhe femijet e te kaloj dy- tri ore te mira. Qylin e do dhe mbreti! 

Teksa po ecnim ne nje rrugice qorre ketu ne lagje, djali im, si cdo femije i vogel, eshte i dhene mbas makinave. 

-Babi, makina e Diellit, me tha!

E ktheva koken me kureshtje dhe para nesh ne krahun e majte te rruges, syri me zuri nje makine qe per momentin mu duk si nje sklupture peshku.

Ju afrova dhe verejta se ne targat e kesaj makine ishte shkruar dicka e vecante, qe nuk e sheh tek makinat e zakonshme -“Historical”.

(Ne New York, per targat historike mund te rregjistrohen vetem  automjetet qe perdoren si makina koleksioni, per ekspozite, ose per sherbime special, dhe jo për transport te perditshëm. Makina duhet te jete me e vjeter se 25-vite)

Ja ngula syte dhe po e shihja me shume vemendje. Ishte makine klasike, shume e bukur!

Pa kaluar 2-3 minuta nje burre i shkurter i cili te jepte pershtypjen se ishte nga Amerika Latine, u shfaq para meje dhe me tha: “What’s up Papi”?!

-Makine e bukur, i thashe, ca modeli eshte?

-Makine e vjeter, ma ktheu.

-E bukur, i thashe serish, ca viti eshte?

-I bukur jam dhe une, me tha, dhe filloi te qeshte ..

-Ca makine eshte, e pyeta serish, por kesaj here e cova tonin e zerit, për t’u siguruar se do te merrja nje pergjigje.

Per ti rene shkurt me tha: “Ky eshte Cadillac-u i bardhe, ndersa une jam Cadillac-u i zi”.

Kesaj here, isha une ai qe po qeshte.

-Eshte e vertete, me tha, dhe nisi te me tregoje se kur ai kishte lindur, babai i tij ishte aq shume i apasionuar pas kesaj makine, saqe po ate dite, nga gezimi i madh bleu makinen. Mirepo marrezia nuk mbaron ketu!

-Babai ishte aq shume i dashuruar me kete makine saqe me vuri emrin e saj.

Pra, nuk te genjeva, ky eshte Cadillac-u i bardhe, une jam Cadillac-u i zi.

Jam 4 muaj me i vogel nga makina. 

-A ta shoh pak si duket nga brenda?

-Shikoje por mos u fut brenda, eshte e ndaluar! Me sjell fat te keq !

-Pse, i thashe une, jam njeri i mire..

-Tri here me jane futur shoket ne  makine, tri here me eshte prishur makina, tri here kam vajtur ne spital!

Sa here qe prishet makina semurem edhe une ..

-Ti paskeshe qene ai personazhi i legjendes se lagjes, i them une…

-Po, eshte e vertete, pyet ke te duash ketu perreth, te gjithe e dine.

Në kete makine vetem nusja ime futet, vetem ajo me sjell fat!

-Sa vjec je, i thashe?

-59-vjec, tha.

-Ca do besh me makinen kur te vdesesh?

Tha dicka spanjisht me veten (me siguri me shau, por se kuptova)

-Ku te varosem une do varoset dhe makina. Jua kam lene femijve amanet!

-Pse ca ka te vecante ky Cadillac-u?

-Qysh kur kam lindur, jeta ime ka qene e lidhur ngushte me kete makine.

Kam shkuar ne 28 shtete me kete makine, kam jetuar ditet me te bukura me kete makine, jam martuar me kete makine dhe do te vdes bashke me makinen.

-Ku do varosesh, i thashe?

-Ne Porto Riko, aty do ta sjellin dhe makinen!

-Po me targat ca do besh?

-Targat do i ve mbi var si epitaf  dhe do shkruaj se Cadillac-u i zi vdiq bashke me Cadillac-un e bardhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published.