Lëvizje e befasishme në dosjen ‘Hajdari’/Ja çfarë po ndodh me Izet Haxhinë

Mbrojtja e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për diskutimin përfundimtar të çështjes. Seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike është vendosur që të zhvillohet më 4 shkurt.

Dosja e vrasjes së Hajdarit u kthye për t’u rigjykuar nga e para në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. E gjitha pas ekstradimit të Haxhisë dhe kërkesës së tij në vitin 2018 për t’u përballur edhe njëherë me të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

Kjo seancë vjen pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Vinkmag ad

Read Previous

“Më kanë sjellë dosjen e djalit të vrarë në derën e shtëpisë”, Berisha flet me emra: Prokurori dogji çështjen për 160 mln lekë dhe u fut në…

Read Next

Parashikimi i bujshëm i Kreshnik Spahiut, zbulon se kush do i fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e marsit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular