Për të sulmuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryedemokrati ka vjedhur fjalimin e Elisa Spiropalit. Frazat e përdorura nga ministrja e Shtetit në Parlament mbajnë datën 9 qershor 2021, të mbushur me akuza dhe mllefe ndaj Metës, i ka huazuar edhe Lulzim Basha, në daljet mediatike të ditëve të fundit.
Elisa Spiropali, 9 qershor 2021:
“Nuk kanë të numëruar bëmat, gjëmat, shkeljet, gabimet, britmat, klithmat, ulërimat, e Presidentit tonë”, thotë Spiropali në Kuvend.
Lulzim Basha, 22 nëntor 2021:
“Nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat”.
Fjalët ‘bëmat’ dhe ‘gjëmat’ janë renditur nga Basha ashtu siç i ka renditur më parë Spiropali.
