Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen, ku trupi i një 26-vjeçari Martin Çeço u gjet në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq. Të arrestuarit janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.
Sipas policisë, ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë të riun, duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit. Pasi kanë kryer krimin ata janë munduar që të inskenojnë ngjarjen si vetëvrasje. Autorët kishin lënë shapkat e viktimës jashtë rezervuarit që të dukej si vetëvrasje.
Si u gjet trupi i 26-vjeçarit
Trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet dy ditë më parë në rezervuar, në fshatin Kolanec. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.
Shkaku i vrasjes
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.
Burim te siguruara bëjnë me dije se 26 vjecari kishte njohje me një vajze me të cilen komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë, shkruan Abc.
Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte. Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij.Ai merrej vetëm me prerje të lendës drusore bashkë me babain. Ka qënë motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Marjani”.
Operacioni, pas hetimeve intensive nga Sektori për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.
Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, i cili rezultonte i larguar nga banesa, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Marjani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:
– B. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);
– V. M., 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;
– E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit M. Ç., kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.
Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.