Mbështetje dhe vlerësim nga kuksianët për kandidatin për deputet Ali Hallaçi

Koment nga “Faqja Zyrtare e Kukësit”/Mediat nuk ndalojnë së shkruari për kandidatin Ali Hallaci, i cili po ecën me hapa të sigurt drejt thyerjes së historisë në Qarkun Kukës. Me mbështetjen në rritje të qytetarëve, ai pritet të sigurojë mandatin e dytë, duke u konfirmuar si një nga personalitetet më të dëshiruar dhe më të besuar në këtë qark.

Gara për deputet këtë herë nuk është më thjesht një duel mes dy partive tradicionale Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste por një betejë shumëpalëshe, ku 11 kandidatë nga forca të ndryshme politike konkurrojnë për të fituar besimin e një elektorati që kërkon përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe të afërt me realitetin e përditshëm të zonës.

Në këtë panoramë komplekse, Ali Hallaçi, kandidati i Partisë Socialiste, ka arritur të dalë në pah si një nga figurat më të spikatura të fushatës. Me një profil të dalluar ish Prefekt i Qarkut Kukës dhe ish Kryemyfti i qytetit . Alia ka krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke fituar besimin e tyre përmes një komunikimi të thjeshtë, të ndershëm dhe emocional.

Ajo që e dallon kandidaturën e Ali Hallaçit nga të tjerët është jo vetëm përvoja institucionale dhe lidhja personale me qytetin, por mënyra se si ai po ndërton një fushatë që bazohet mbi realizëm, ndershmëri dhe njohje të thellë të nevojave lokale. Në çdo takim elektoral, Hallaçi flet me zë të ulët por me zemër të hapur, duke i parë qytetarët në sy dhe duke mos premtuar asgjë që nuk mund të realizohet. Ai nuk sjell projekte të mbivendosura apo ide të pakonsultuara me realitetin lokal ,por zgjidhje konkrete, të nevojshme dhe të mundshme për komunitetin.

Kjo qasje ka bërë që Partia Socialiste, ndonëse në një terren tradicionalisht të vështirë si Kukësi, të afrohet më shumë se kurrë me objektivin për të marrë dy mandate deputetësh, një gjë e paparë më parë në këtë qark. Mbështetja që Hallaçi po gëzon nga qytetarët në çdo dalje publike, flet për një transformim të qasjes elektorale të së majtës në Kukës 7nga një fushatë e centralizuar, drejt një komunikimi më lokal, më njerëzor, më të besueshëm.

Por kjo garë nuk ndodh në një boshllëk. Përballë Hallaçit qëndrojnë forca të tjera që, ndonëse të ndara në fletën e votimit, në terren kanë krijuar aleanca të heshtura e lëvizje strategjike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve. Vota preferenciale, në këtë kontekst, do të jetë elementi që përcakton jo vetëm se cila parti do të fitojë, por edhe cili individ do të përfaqësojë qytetarët në Kuvend.

Në këtë sfond, Ali Hallaçi shihet jo vetëm si kandidat, por si një mundësi reale për ndryshim. Një figurë që i përket Kukësit, që ka jetuar mes problemeve të këtij qyteti dhe që, për herë të parë pas shumë vitesh, u jep qytetarëve ndjesinë se dikush po kandidon jo për të bërë karrierë politike, por për të përfaqësuar me dinjitet dhe zë të sinqertë Kukësin!

/////

Koment nga Azem Kovaci

Partite e medha jane aty per te qendruar. Perfaqesimi nga kandidate te ndershem, te denje dhe me din e iman eshte esencial!

Kukesi tashme ka nje kandidat te denje, ai eshte Ali Hallaçi. Ne veprimtarine e tij te larmishme, Aliun e ka bere te njohur etika, ndershemeria dhe dedikimi. Me keto cilesi e njohin i gjithe qarku i Kukesit. Keto jane kualitete qe shume pak njerez i kane ne politiken shqiptare.

Kukesi do te kete nje djale te tij, qe do te kete mundesine te adresoj hallet e Kukesit ne Parlamentin Shqiptare

Vinkmag ad

Read Previous

Guximi për të Shpëtuar një Jetë: Një Trashëgimi e Lidershipit dhe Humanizmit

Read Next

Zhgënjimi i shqiptarëve dhe shansi i humbur i klasës politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular