“Më tha mbeturinë dhe më pështyu në surrat”/Ja si 51-vjeçari shqiptar masakroi me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve, dhe si e gjeti policia italiane gruan në cep të kuzhinës

Jepi Share

51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dalë para prokurorisë italiane për vrasjen e gruas së tij Durima Alla vitin e kaluar. Ai akuzohet për vrasje me dashje, pasi masakroi me çekiç në sy të fëmijëve nënën e tyre. 

Gëzim Alla, pritet të marrë një dënim të rëndë për këtë ngjarje makabre, ku sipas prokurorisë ai e ka goditur shumë herë me çekiç gruan e tij, madje edhe kur ajo ka qenë e shtrirë në dysheme dhe në pamundësi për t’u mbrojtur.

Autori i krimit monstruoz e kishte goditur 39 vjeçaren, në kokë dhe në sy të fëmijëve, të cilët panë tmerrin me sy. Fëmijëve iu është caktuar një avokat që të kujdeset për kujdestarinë e tyre.

Nga ana e tij, autori Gëzim Alla është mbrojtur duke thënë se gruaja e kishte ofenduar duke e quajtur mbeturinë dhe se e kishte pështyrë në fytyrë, shkruan Corriere della Sera.

“Më tha se jam mbeturinë, pleh dhe më pështyu, nuk e di ishim në garazh apo në kuzhinë, pas asaj që ndodhi nuk mbaj mend asgjë” , u justifikua ai para gjykatës. Avokatja e tij ka kërkuar që 51- vjeçari të klasifikohet tek të sëmurët e shëndetit mendor, shkruan Panorama. 

I akuzuar për vrasje me dashje

Në ditën e vrasjes së nënës së tyre, më 18 prill 2021, dy djemtë të moshë 10 dhe 13 vjeç dëgjuan britmat e saj dhe të frikësuar, ishin strehuar në një prej dhomave të shtëpisë. Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë ku familja jetonte prej katër vitesh, e gjetën gruan të vdekur dhe arrestuan menjëherë autorin e ngjarjes, i cili kishte pranuar krimin makabër.“Kam goditur gruan, ndoshta ka vdekur”, i tha ai policisë në telefon pasi kishte kryer masakruar bashkëshorten e tij e cila dergjej në cep të kuzhinës ku ishte përpjekur t’i shpëtojë goditjeve vrastare të burrit të saj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Dalin në shesh të gjitha/ Zbulohet çfarë Erion Veliaj i tha Armand Dukës ballë për ballë

Read Next

Avokati i Saimir Tahirit/ Maks Haxhia ngre alarmin për atë që po ndodh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular