Mbrëmjen e kaluar policia kufitare gjeti trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezoviç në lumin Bojana në Ulqin, i cili raportohej i zhdukur që më 27 maj.
Policia informoi për ngjarjen ishte prokurorinë në Podgoricë, e cila urdhëroi që trupi të dërgohej për autopsi në mënyrë që të përcaktohej edhe shkaku i vdekjes.
“Autopsia u krye dhe zbulimi drejtohet nga Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë,” njoftoi UP.
Ndërkaq, “Vijesti” bëri të ditur këtë mëngjes se policia e Ulqinit gjeti një trup të pajetë të dyshuar si Elezoviç, raportojnë mediat malazeze.
I njëjti burim tha se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati 6 vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozoviç.