Mentor Kikia: Dorëheqja e Bashës e vonuar, sepse…

Jepi Share

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në një intervistë televizive deklaroi se Lulzim Basha është ndër të vetmit që ka qenë në krye të një partie të madhe dhe e ka konsumuar kohën e tij pa mundur që të vijë në pushtet.

Ai theksoi se opozita është një pasuri e shoqërisë dhe nuk mund të jetë peng e një individi, duke e cilësuar dorëheqjen e Bashës të vonuar.

Kikia: Në politikë ka gjithmonë një moment për të pranuar realitetin. Basha është ndër të vetmit që ka qenë në krye të një partie të madhe dhe e ka konsumuar kohën e tij pa mundur që të vijë në pushtet. Politika kjo është; nëse nuk vjen në pushtet duhet të tërhiqesh. Mendoj se duhet të ishte tërhequr më parë sepse i ka shkaktuar shumë dëme opozitës. Opozita është një pasuri e shoqërisë dhe nuk mund të jetë peng e një individi. Është një dorëheqje e vonuar sepse PD-ja tashmë është në një krizë të thellë.

Opozita është futur në një armiqësi dhe të carë në dysh, ndërsa mazhoranca ka qenë në ditët më të mira, prandaj mazhoranca është e fituar anë këtë mes. Basha bëri të njëjtën gjë që bëri me zgjedhjet e përgjithshme duke u mundur që t’i sfumojë, edhe pse ishin vetëm bashki. Këto zgjedhje ishin tregues i një realiteti të rinj, pasi këto zgjedhje ishin një lloj analize se nga anon shumica në PD. Dukshëm kjo shumicë ishte kundër Bashës.

Kikia shtoi se humbja e Bashës më shumë se sa rreshtimet brenda në parti apo grup parlamentar me Berishën, kishte të bënte me reagimin e publikun.

Kikia: Humbja e Bashës më shumë se sa rreshtimet brenda në parti apo grup parlamentar me Berishën, kishte të bënte me reagimin e publikun. Një pjesë filluan të kundërviheshin dhe të tallen me të. Politika është edhe perceptim dhe këtu nuk ka nevojë për karrierë. Ai kishte marrë kërkesa për dorëheqje edhe nga stafi i tij i ngushtë nga ata që e kanë mbështetur. E dorëzoi tashmë fortesën Basha sepse nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

SHBA dhe NATO dalin me paralajmërimin e fortë, zbulojnë se çfarë po përgatit Bjellorusia për luftën në Ukrainë

Read Next

“Disa persona më kanë hyrë në shtëpi dhe nuk dalin”/ Kishte kërcënuar 3 gazetarët investigativë, zbardhet kallëzimi i 48 vjeçarit të Durrës (Detaje)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular