Mësuesja ndërron jetë në spitalin e Pogradecit, familjarët akuzojnë mjekët

Një 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46-vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Ish-zëvendësdrejtori i policisë në kohën e Berishës/Erzen Breçani: Vrasja e nënkomisarit ndodhi sepse…

Read Next

Dëshmitë/ Çfarë thanë policët dhe shokët e 21-vjeçarit pas vrasjes së efektivit në Lezhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular