Ministrja jep alarmin: Ky veprim i rrezikshëm bën që të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Ministrja e çështjeve veterane në Ukrainë Yulia Laputina, e cila më parë ka shërbyer si zyrtare e lartë në shërbimin e inteligjencës, tha se vendi i saj ishte gati të mbrohej nëse Moska do të nisë një sulm tjetër. Newsbeezer shkruan se Laputina pretendon se pasojat e veprimeve të mëtejshme ushtarake nga Presidenti Vladimir Putin brenda kufijve të Ukrainës nuk do të përmbahen.

“Nëse Rusia pushton, ju duhet të kujdeseni për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi është duke u përpjekur të provokojnë situatën në Ballkan”, tha ajo për Sky News.

E pyetur nëse pushtimi mund të çojë në një luftë të tretë botërore, ministrja tha: Po. Po. Sepse gjeopolitikisht duket se ky është një skenar i mundshëm për kontinentin.

Rusia kërkon nga Perëndimi, nënshkrimin e një pakti që garanton se Ukraina nuk do të antarësohet në NATO. Por Presidenti amerikan Joe Biden refuzon. Nëse sulmohet Ukraina, Bashkimi Europian ka kërcënuar Moskën me sanksione të paprecedenta, prej të cilave ekonomia dhe shoqëria ruse do të kenë pasojat më të rënda në histori

Vinkmag ad

Read Previous

Çfarë pritet të ndodhë nga 1 janari/Edi Rama paralajmëron ndryshimin e madh

Read Next

Nesër referendumi i Berishës dhe Kuvendi i Bashës/Frrok Çupi: Ka një fletë arresti për Berishën, s’ka ku shkon ai. Ja ç’dinë amerikanët për të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular