Misioni i ODIHR pritet në PD nga Basha

Misioni i ODIHR i cili nisi takimet me partitë politike në Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, po zhvillon  aktualisht një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesit e ODIHR janë pritur në takim nga kryedemokrati Lulzim Basha, përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso si edhe Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratik, Arben Kashahu.

Delegacioni filloi sot takimet, fillimisht me PS, ndërsa pas PD do i drejtohet selisë së LSI. Mësohet se ditën e mërkurë ODIHR do të ketë takim me KQZ.

Po ashtu ky mision do të ketë takime edhe me shoqërinë civile apo partitë e tjera pasi do të qëndrojë 5 ditë për vlerësim në Tiranë.

Vinkmag ad

Read Previous

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave, bien infektimet në 24 orët e fundit

Read Next

A është Ardi Veliu, kryepolici që del në përgjimet e Ndragheta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular