Misioni i SHBA-ve në OSBE lëshon ‘bombën’: Më 25 prill u blenë votat, partia në pushtet përdori administratën

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka dalë në një deklaratë ppërmbledhëse lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pavarësisht aspektet pozitive, si zbatimi i suksesshëm i kodit të ri zgjedhor, misioni sjell në vëmendje edhe problematikat gjatë këtij procesi.

Sipas deklaratës së misionit, partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme, përfshirë kontrollin në administratën lokale duke theksuar se është përdorur administrata në zgjedhje.

Misioni i SHBA shpjegon më tej se vijon të mbetet problem shitblerja e votës dhe gjithashtu është shqetësuese rrjedhja e të dhënave personale të votuesve. Misioni amerikan e mbyll deklaratën duke inkurajuar SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

“Ndërsa kishte shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara vërejnë konstatimin e misionit vëzhgues të OSBE-së se partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme nga detyra e saj, përfshirë përmes kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu vërejmë konstatimin e tyre se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbetën një problem dhe ne përforcojmë shqetësimet mbi rrjedhjet e të dhënave personale të ndjeshme, duke përfshirë preferencat politike të votuesve.

Shtetet e Bashkuara përsërit se zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjësi çdo individ që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim njoftimin e Gjykatës Speciale Antikorrupsion (SPAK) për hetimet e krimeve zgjedhore,” thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë në raportin përfundimtar të ODIHR dhe inkurajojnë Shqipërinë të përdorë këtë raport për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti,” përfundon deklarata.

Dëgjoni në anglisht deklaratën e misionit të SHBA-ve në OSBE:

Vinkmag ad

Read Previous

Gërdeci u rihap, Meta po shkarkohet. Drejtësia e re po godet korrupsionin

Read Next

Fotografohet afër Shqipërisë, raketa kineze që doli jashtë kontrollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular