Monika Kryemadhi nuk humbet kohë, i përgjigjet kryeministrit Rama: Peshku qelbet nga koka

Jepi Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Teksa ka shpërndarë një artikull të Panorama.al, Kryemadhi thotë se peshku qelbet nga koka do të ishte përkufizimi shqip i raportit të DASH për vendin tonë.

Ajo thekson se raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

REAGIMI:

“Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore.

Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

E quajti të vdekur, Sali Berisha i përgjigjet për herë të parë Edi Ramës: Zotohem para të gjithëve se do ta çoj…

Read Next

“Grida Duma dhe Ervin Salianji dolën hapur dhe…”, Arjan Çani: Ju tregoj kush është beteja e vërtete e Sali Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular