
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë publike dhe një lidhje intime që sipas saj ekziston mes këshilltarit të kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të kreut të Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha.
E ftuar në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se këtë gjë e ka marrë vesh nga një person me shtetësi të huaj, me të cilin kishte ndarë dhe avionin.
“Ne dimë shumë mirë që kompania izraelite menaxhoi të dyja fushatat bashkë e Ramën e Bashën, në 25 prill. Unë e kam ditur, kam qenë në një avion me një person i huaj i cili më bëri të ditur që zoti Basha ka të njëjtën kompani dhe këshilltari i Ramës me të Bashës ishin të dashur, ndanin shtratin së bashku,”- tha Kryemadhi pa përmendur emra.
Kryemadhi tha se këtë gjë e ka marrë vesh nga një person me shtetësi të huaj, me të cilin kishte ndarë dhe avionin.
