Mori dozën e tretë të vaksinë/Flet mjeku Kalo: Nëse jeni të bindur për…

Mjeku Tritan Kalo u bëri thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, infektologu zbuloi se sot mori dozën e tretë të vaksinës “Pfizer” kundër COVID-19 konfirmon se ndihet fizikisht shumë mirë dhe kërkoi që qytetarët të shmangin deklaratat dashakeqëse për shmangien e vaksinimit ndaj koronavirusit.

Mesazhi i Tritan Kalos: Kohë kovidiane…. 2.11.2021….VETNDËRGJEGJËSIMI mbetet thelbi i ruajtjes së Shëndetit të çdo individi dhe të vetë shoqërisë sonë në çdo kohë e në çdo rrethanë….Përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, ky vetndërgjegjësim bëhet edhe më i rëndësishëm….Në ndërkohë historia e Pandemive të tjera ka treguar se edhe trinomi MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizike, kur dhe ku është e mundëshme), të përforcuara me VAKSINIMIN specifik, në këtë rast ndaj virusit jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19…..Vaksinimi e ul shumë rrezikun e infektimit, të kalimit të formave të rënda të infeksionit apo të humbjeve të jetës prej tij në të gjithë grup-moshat e popullatës ku ato janë testuar, sidomos në individët me komorbozitete si dhe ata/ato, që për arësye të profesionit janë më të ekspozuar ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”….I renditur në “vijën e zjarrit” të përkujdesjes për të sëmurët me Covid-19, që me fillimin e Pandemisë dhe me rrezik maksimal të infektimit nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, e shoh të domozdoshme të përdor çdo mjet mbrojtje ndaj tij përfshirë edhe Vaksinën….SOT mora dozën e tretë të saj dhe ndihem për bukuri…Nëse jeni të bindur për efektshmërinë e Vaksinimit mos hezitoni të përftoni prej dobiprurjes nga marrja e saj….GOJËLIGËSIA mundet tju ysht të hezitoni në bërjen e vaksinës, por unë personalisht e familjarisht jemi të vaksinuar…. Together forever!!!

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha sulmon ashpër Belinda Ballukun: Beqir Balluku nuk vodhi asgjë krahasuar me mbesën

Read Next

VIDEO/Aktivistja i drejtohet Berishës: Ti do vdesësh, por me ne të shkretët çfarë do bëhet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular