
Teksa ish-kryeministri Sali Berisha po mban sot takimin e tij të patë në Sukth në kuadër të nisjes së fushatës së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, bashkëshortja e tij, Liri Berisha ka udhëtuar drejt Vlorës.
30-vjetori i themelimit të “Lidhjes Demokratike të Gruas”, dega Vlorë ka bërë bashkë një sërë figurash të njohura të Partisë Demokratike, duke ndarë kështu edhe çiftin Berisha.
Liri Berisha e shoqëruar nga kryetarja në detyrë e LDG, Albana Vokshi, duket se ka zgjedhur që të jetë pjesë e aktivitetit.



