“Nënën ma morën dhe e pushkatuan në Seman”/ Krimineli i njohur shqiptar rrëfen me lot në sy një ndër momentet më të dhimbshme: Do marr hak nëse…

Lulzim Caka, i njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Ai akuzohet për shumë vrasje dhe ngjarje kriminale, të cilat i ka hedhur poshtë ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”.

Caka aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por shteti grek e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë konsideruar.

Atij i kanë vrarë nënën teksa shkonte për të takuar atë. Sipas tij, e ëma e ka paranderë se do i ndodhte diçka, por ajo i shkonte gjithmonë nga pas.

Pjesë nga intervista:

E mban mend takimin e fundit me nënën?

Nuk më ndahej, më vinte nga pas. Nuk më linte kurrë vetëm, më sillte ushqime dhe rroba. I kanë thënë mos i shko Lulit nga pas se do ta vrasin. Ka kush ta marrë hakun ka thënë ajo. I kanë thënë mu në sallë të gjyqit. E dinte se mund ti ndodhte diçka

E kishte parandjerë?

Po.

Si e more vesh për vdekjen e nënës?

Më tha një që punonte aty do të them një llaf por mos e bëj të madhe se më heqin nga puna. Nënën ta kanë vrarë. E mbajta veten. Më kanë marrë mamanë dhe e kanë pushkatuar në Seman. Policia nuk e gjeti kush e bëri?

Shteti më kapi mua, të marrësh një plakë ta pushkatosh në Seman dhe mos ta kapësh vrasësin. Ishte e mirë organizuar. Nënën e vranë Mile Cami, Ilir Ngresi dhe Artan Yzeiri, ata janë minj.

Nëse shteti nuk vendos përballë drejtësisë ata që bënë këtë krim, do hakmerrem vetë.

Vinkmag ad

Read Previous

“Po të paralajmëroj”! Zbardhet shkresa me shkrim dore e Arjan Ndojit, zbulohet si tentoi të shpëtojë pronën e biznesmenit dhe çfarë tha për vajzën e tij

Read Next

Ngjarje e tmerrshme në vendin fqinj, nëna e mban vajzën e saj të burgosur për 42 vite, gjendet kur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular