Kryeopozitari rus Alexei Navalny, OBSH dhe aktivistja suedeze e mjedisit, Greta Thunberg janë midis të nominuarve kryesorë për Çmimin Nobel të Paqes 2021.
Komiteti Norvegjez i Çmimeve Nobel, i cili vendos se kush shpallet fitues, ka mbajtur të fshehtë për 50 vite emrat e të nominuarve, të cilët nuk kanë patur sukses.
Reuters shkruan se Alexei Navalny është nominuar nga akademikët rusë për përpjekjet e tij lidhur me demokratizimin paqësor të Rusisë.
Greta Thunberg është nominuar si nga zëdhënëset kryesore në luftën kundër krizës klimatike, ndërsa OBSH nominohet për shkak të programit COVAX, që siguron akses të barabartë të vaksinave anti-Covid në vendet e varfra.
Emra të tjerë të nominuar janë: Donald Trump, NATO, Agjencia për Refugjatët e OKB-së (UNHCR) dhe aktivistet bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, Maria Kolesnikova dhe Veronika Tsepkalo.
Laureati i Çmimit Nobel për vitin 2021 do të shpallet në muajin tetor.