Search
Close this search box.

Ngjarja e rëndë në Gjirokastër/Tritan Shehu: E paralajmëruar, banorët atje kanë prej orësh pa…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar për vdekjen e 12-vjeçares në Derviciani të Gjirokastrës.

Ai shkruan në rrjete sociale se kjo humbje ishte e rëndë dhe e pa zëvendësueshme, e për këtë i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes. Shehu shkruan se ky fshat, ndodhej në errësirë, për shkak të energjisë elektrike.

Kjo sipas tij u bë shkak edhe për përfshirjen nga flakët të banesës, për shkak se ato, po ndriçoheshin me mjete primitive. “Çdo gjë duhet të ketë një fund”, shkruan Shehu.

Postimi i Tritan Shehut:

Dervicani ne erresire, nje e mitur humb jeten!

Ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes se saj per kete humbje te rende e te pa zevendesueshme !

Prej ores 14,30 Dervicani eshte me mungese te plote te energjise elektrike.

Ngjarje kjo e zakoneshme jo vetem per Dropullin, por per te gjithe zonat rurale te krejt Qarkut te Gjirokastres.

Prej Krahesit te Memaliajt ne Carshove te Permetit, Zagorise se Gjirokastres ne Lopez te Tepelenes, prej Kelcyres ne Polican, kudo e njejta gje.

Mjaftojne dy pika shi ose pak ere dhe cdo gje ne erresire.

Dhe nuk ka asnje projekt permiresimi, institucionet heshtin, Qeveria shikon punet e saj…!

Keshtu ndodhi dhe sot kur ne ate erresire mori flake nje shtepi ne Dervican, sic duket si pasoje e perdorimit te mjeteve ndricuese primitive.

Per rjedhoje-nje ngjarje tragjike, humbi jeten nje femije.

Nje ngjarje e rende, por e paralajmeruar prej kohesh kjo ne fakt.

Shpreh te gjithe protesten time per kete indiference cinike dhe te gjate te ketij shteti ndaj qytetareve te tij.

Cdo gje duhet te kete nje fund !

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Gazetarja po raportonte LIVE pas ndeshjes, tifozët e prekin nga të pasmet

Read Next

VIDEO/Parashikuesja shqiptare: Do bjerë tërmet i frikshëm, në Shqipëri do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular