Ngjarja në Kurbin/ Dalin detajet e reja, ja si vëllezërit Fufi i bënë pritë policit, ndërsa efektivi qëlloi…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme  në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve efektiv të policisë.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka reaguar pas kësaj ngjarjeje, ku në pranga janë vënë katër persona si të përfshirë.

I arrestuar është edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani , i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt.

SHÇBA shpjegon se ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. , i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Më pas, rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.  Sipas SHÇBA tre personat goditën me sende të forta,  punonjësin e policisë David Madani, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj  dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Vinkmag ad

Read Previous

Rama uron egjiptianët në vend të shqiptarëve për muajin e Ramazanit

Read Next

VIDEO-Durrës/Familja ‘socialiste’ e zhgënjyer nga Rama, Basha i shkon në shtëpi: Më 25 prill votoni ndryshimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular