Ngjarje e rëndë/Gjendet e vdekur policja shqiptare

Një efektive policie e Forcave Speciale të Kosovës është gjetur e pajetë pasditen e sotme në Gjilan, Kosovë. Mësohet se trupi i gruas është pikasur nga kalimtarë pranë varrezave të Gjilanit.

Zyrtarë të policisë në Gjilan kanë konfirmuar për Ekspress se e ndjera është efektive, por ende nuk është zbardhur identiteti i saj. Zona ku është gjetur trupi i pajetë është rrethuar nga forca të shumta policie. Aty ndodhet grupi hetimor si dhe prokurori që ka marrë në duar rastin.

Hetimet e mëtejshme do të tregojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo jo. Policia e Kosovës pritet të mbajë një konferencë për media në orën 18:00 në lidhje me vdekjen e zyrtares policores.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Demokrati thirrje Berishës: Të lutem rrëzo Ramën dhe Bashën, se kështu do bëjnë kryeministër edhe Zahon

Read Next

“Nuk e bëj dot, e kam…”/Ç’po ndodh në ‘Big Brother’?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular