Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin Indian Maharashtra, ku vëllai ka vrarë motrën e tij me një drap. Mediat e huaja raportojnë se Sanjay Mote, 17 vjeç i preu kokën me drap motrës së tij Kirti Thore 19 vjeç, teksa ajo ishte duke përgatitur çaj për nënën e saj.
Autoritetet e policisë dyshojnë se djali bashkë nënën kanë bërë edhe një fotografi ‘selfie’ me kokën e 19-vjeçares. Adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici dhe po mbahen të arrestuar. Një zyrtar policor tha: “Djali duket se është frymëzuar nga një film Marathi. Ai ia hoqi kokën motrës në kuzhinë përderisa ajo po përgatiste çaj për të dhe nënën”.
Kirti, në muajin e dytë të shtatzënisë, ishte martuar në mënyrë të fshehtë me të dashurin e saj, Avinash Thore, të cilin familja e vajzës nuk e pëlqeu pasi ishte i varfër.
