Një ditë pas arrestimit të Saimir Tahirit, Edi Rama njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë

Jepi Share

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, do të dalë në një konferencë për mediat, e cila është parashikuar të zhvillohet në orën 11:30 në Kryeministri.

Në këtë konferencë, kreu i qeverisë do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Konferenca vjen një ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Nuk dihet nëse Rama do të komentojë këtë vendim që bëri bujë të madhe në politikë dhe opinionin publik. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u njoh ditën e djeshme me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke u dënuar me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, por për shkak përfitimit nga të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove. Mbrëmjen e kaluar, Tahiri e kaloi në burgun 313 në Tiranë, në godinën numër 2.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Meta nxjerr bisedat private me Ramën për Saimir Tahirin: I thashë nuk është për atë punë! Ja çfarë më tha kryeministri kur e hoqi si ministër

Read Next

Trekëndëshi i Bermudës/ Meta i përgjigjet Bashës: Ai s’kontrollon dot më veten! Kur ai përfshin Sali Berishën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular