Search
Close this search box.

Një muaj para zgjedhjeve/ LSI nis të shpërndajë petulla për njerëzit

Një muaj para zgjedhjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar të shpërndajë petulla.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ka ndarë në profilin e saj në Facebook, disa foto nga takimet me qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës. Malaj ka shpërdarë fletëpalosje me programin e LSI dhe petulla për disa të rinj.

“Dashuria njerëzore kapërcen çdo pengesë!  Teksa shpërndanim fletëpalosjet e programit të LSI te njësia 10 askush nuk qëndronte indiferentë!  Të gjithë , një zëri , plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI !  Të mërzitur e zhgënjyer , ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime , si mision kombëtar !

Teksa vazhdonim rrugën , nëna nga ballkoni na thërret e na ofron që t’i shkojmë pranë! Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nese shkon nga dera apo nga ballkoni !

Ata e ndjejnë dashurinë që percohet dhe energjinë e mirë për ta ! Bekimi i kësaj nene e duart e shtrēnguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa “ , tregon se 25 Prilli dita e fitores , e së mirës kundra së keqes , e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë!

Dashuria e nënës është bekim për brezat dhe për vendit !  Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë!”, shkruan Nora Malaj.

Vinkmag ad

Read Previous

Shqipëria merr vaksinën kineze, por qeveria e Ramës mban sekret marrëveshjen

Read Next

FOTO/Xhelal Mziu shkon me kalë në Dibër: Shteti i ka harruar njerëzit, celularët i karikojnë në qytet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular