Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte kryebashkiaku i kryeqytetit, ka sulmuar në rrjetin social Agron Shehajn, i cili deklaroi sot hapur se do t’i bashkohet Kuvendit të Sali Berishës në 11 dhjetor.
Hoxha ka komentuar poshtë statusit të Agron Shehajt, ku ky i fundit deklaronte se kishte verifikuar firmat e delegatëve dhe për rrjedhojë do t’i bashkohej Sali Berishës.
Ai i ka kërkuar atij shpjegime se si i verifikoi firmat dhe se ai e di mirë se si Shehaj i bëri votat për deputet.
LEXO EDHE: