Njihuni me shqiptarin që zbërtheu skandalin e falsifikimeve në policinë greke, ja ‘karremi’ që e vuri në pranga

Policia greke ka zbuluar një tjetër shqiptar i pajisur me mjete identifikimi të rremë.

Mësohet se në  25.07.2014 ka dalë kjo kartë në Virona, Greqi në emrin Alexei Tsvetkov.

Në 25.01.2015 ky person u arrestua nga Komisariati i Halandrit dhe nga daktiloskopimi rezultoi me emrin Mario Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980 lindur në Shqipëri, i akuzuar më parë për trafik droge.

Në 15.12.2015 ky person u arrestua sërish. Në banesën e tij u gjet identiteti i rremë me ermin Alexei Tsvetkov.

Ndërsa në datën 07.02.2020 kur u lirua, shkoi në komisariatin e Aspropirgos, ku kërkoi rinovim karte, e cila në fakt i ishte sekuestruar nga anti-droga. Por në datën 25.01 të vitit 2021 ai u ndalua në Halandri për kontroll. Një nga oficerët e policisë e pyeti në rusisht ruse, por ai nuk përgjigj. Nga ai moment menjëherë është bërë kontrolli i kartës dhe një oficer i sektorit kundër krimeve ndaj jetës dhe pronës, njoftoi se personi në foto është një shqiptar i dënuar më parë për trafik kokaine, gjobvënie, eksploziv dhe sulm ndaj policisë.

Mario Leskaj u arrestua sërish, për falsifikimin e kartës.

Vinkmag ad

Read Previous

Kush e vrau ish-deputetin Pashko Ujka? Pistat e hetimit dhe çfarë zbuluan kamerat

Read Next

Merret vendimi, këto kategori punonjësish do vaksinohen me patjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular