“Nuk me pushoi telefoni 3 ditë”/ Alban Skënderaj rrëfen gafën e tij që i ka kushtuar rëndë

Alban Skënderaj, i ftuar në “A Live Night” rikujtoi gjithë momentet kyçe që kanë shënjuar jetën e tij. Mes tyre, këngëtari kujtoi edhe ato më të lezetshmet që ndonëse sot tregohen si situata që të bëjnë për të qeshur për kohën dhe për Albanin e dekadave më parë duhet të kenë qenë tmerrësisht të sikletshme.

Gjatë intervistës Skënderaj rrëfeu një prej  “gafave” naive që bëhen zakonisht në fillimet e karrierës.

“Mbaj mend një histori shumë interesante. Më duket se ka qenë Albana Osmani me Ledionin në intervistë. Ata ishin shumë të lezetshëm, ironikë me batuta, por në të njëjtën kohë edhe shumë fresh, shumë MTV për kohën. Unë nga ana tjetër isha i ndrojtur, s’isha mësuar me intervista. Në një moment ishim live kujtoj më thonë diçka të tipit: A ke kurajo ta japësh numrin tënd? Unë them po dhe nis të tregoj numrin.”- tha Albani i cili e kishte dhënë numrin personal pa menduar që ditën tjetër, e gjithë Shqipëria do të donte të fliste në telefon me yllin e “Vetëm Ty”.

Çfarë bëri pas ditësh me radhë që nuk i pushonte telefoni? Sigurisht që ndërroi numrin dhe nxori ca leksione për përgjigjet në intervistën e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.