Search
Close this search box.

Nuk përmbahet shkodrani para Berishës: Kam qarë si fëmijë kur mora vesh se ike, të bëj be për fëmijët se jam i pari që vritem për ty

Gjatë takimit të liderit historik të PD-së në Shkodër, mori fjalën një nga mbështetësit më të flaktë të ish-kryeministrit. Ai deklaroi publikisht se është i aftë edhe të vritet për Berishën, ndërsa tregoi se ka qarë si fëmijë kur mori vesh se Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike.

I pranishëm në takimin që po mbahet në Shkodër, burri mori mikrofonin dhe tha se kishte qarë kur kishte marrë vesh që Berisha kishte hequr dorë nga posti i kryetarit të PD-së.  

“Zoti Berisha unë jam këtu për t’ju thëmë se kam qa si fmi kur kam marrë vesh  se ike. Kam qysh tetë vjet që kam flamurin e PD-së. mblidh Kuvendin Kombëtar edhe ta provojë Basha a qëndron dot në seli të PD-së. Po të bëj be në fëmijët se vritem për ty. Më ka ardhur tri herë mikrobusi në shtëpi hde kam ba 30 ditë burg. Jam ai që ke nxjerrë në status në Facebook, poshtë Edi Rama dhe Rama Ik. Kam bërë 30 ditë burg në ShënKoll, e ka emrin e keq ai, auhet shën dreq,”- tha ai ndër të tjera.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) SHBA e shpalli ‘nongrata’/Flet miku amerikan i Berishës: Është i korruptuar ndaj u godit

Read Next

Ervin Salianji zbulon arsyen e fortë që Berisha po mban foltore në çdo qytet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular