Paralajmëron Spartak Ngjela, tregon çfarë mund të ndodhë me Nuredin Dumanin: Kjo është një lojë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar çështjen Dumani dhe rrëfimet e killerit famëkeq për disa nga vrasjet më të rënda që kanë ndodhur në vend.

Duke sqaruar se ky është krim i organizuar për vrasje me para, Ngjela tha se Dumani dhe kundërshtarët e tij e njohin njëri-tjetrin, por pyetja është se pse shteti i ka lënë kaq gjatë pa i arrestuar.

“A do vijnë këta tani në rrëfime të këtij lloji po si dimë ne se janë sekret. Duhet të shikojmë se deri ku kanë qenë të përfshirë. Po shiko se e njoh nga profesioni. Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmorë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit. Dhe ky sigurisht që i ka treguar të gjitha por këta s’po arrestojnë dot. Kjo mungesa e vigjilencës është lojë apo i kanë shpëtuar vërtet. Unë them se është lojë se këta i kanë në ndjekje permanente. Se janë hetuesit e huaj në këtë lojë. Se di ça është bërë në precedentët botërorë i kanë lënë 3-4 kokrra që të shikojnë se ku do shkojnë. Dhe këta kështu do i kenë lënë se shkojnë këta në një lagje dhe këta ikin nuk arrestohen”, tha Ngjela në emisionin “Pikat mbi i”.

Vinkmag ad

Read Previous

“Ka ardhur koha t’iu tregoj se ky është identiteti im i vërtetë”, pas shumë përplasjesh, Evi Kokalari del me mesazhin e papritur: Kam këtë mision

Read Next

“Autori e uli në gjunjë dhe…”, mediat italiane: Vrasja e Nevila Pjetrit u filmua nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular