Për herë të parë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu jep lajmin: Shihni se çfarë ka ndodhur në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar një operacion i vështirë në zemër, që konsiston në zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Facebook. Ajo thotë se pas operacionit të suksesshëm, pacienti la me shëndet të plotë spitalin ditën e katërt.

“Pas shumë vitesh eksperiencë me kirurgjinë mini-invazive të defekteve të lindura në zemër, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi dhe ekipi i Kardiokirurgjisë i drejtuar nga prof. Arben Baboçi, realizuan për herë të parë zëvendësimin e valvolës së aortës me hapje të kufizuar, mini-invazive, tek pacienti 67-vjeçar që vuante nga një problem serioz në zemër. Pacienti la spitalin në ditë e katërt pas ndërhyrjes dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Një duartrokitje ekipit të kardiokirurgjisë që realizojnë sot në QSUT kirurgjinë më të avancuar të valvolës së aortës, siç kryhet në qendrat e mëdha të kardiokirurgjisë në Evropë”, shkruan Manastirliu.

Vinkmag ad

Read Previous

Njihuni me Mafien e 4-t që po sfidon shtetin italian/ Lidhjet e forta me atë shqiptare në trafikun e drogës, Camorrën dhe Ndranghetën; Vrasje, grabitje dhe atentate me tritol

Read Next

Genc Burimi: Në 6 mars Berisha do ta mundë Bashën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular