Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, trupi i pajetë i ish-kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino përcillet për në banesën e fundit.
Me një karrierë rreth 30-vjeçare në politikë, Bashkim Fino, simbol shprese si ish-kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar në ’97-ën, humbi betejën me COVID-19.
Jeta e deputetit socialist, pjesë e 6 legjislaturave u ndërpre në mes mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 04:00.