Avokati Spartak Ngjela ka debatuar me ndjekësit pas komentit në një fotografi të këngëtares shqiptare Rovena Ibrahimi. Në komentin e tij, Ngjela shkruan:
“Asgjë e veçantë… por gjithçka e jashtëzakonshme e këngëtares së madhe, Rovena Ibrahimi: thjeshtësi; bukuri e veçantë femërore dhe – si gjithmonë – sinqeritet që shfaqet te sytë dhe buzëqeshja e saj..”
Kjo duket se ka tërhequr dhe vëmendjen e komentuesve të tjerë, të cilët kanë replikuar me avokatin.
Një prej tyre shkruan: Spartak Ngjela na dole dhe qefli zotrote meqe ne politike dhe si analist e ke ndritur.
Ndërsa avokati Ngjela nuk ka hezituar që t’i përgjigjet duke i thënë: “…t’i je injorant… dhe budalla… pse kam gënjyer për një këngëtare te madhe”.

