‘Po na qeverisin turqit’/Një person kërcënon të sulmojë me benzinë parlamentin grek

Një kamionçinë është vendosur në oborrin e Parlamentit grek mëngjesin e kësaj të hëne ku një i ri kërcënonte se do hidhte në erë parlamentin e Greqisë.

Policia arrestoi personin që drejtonte kamionin. Ai është një 58-vjeçar, i cili sipas policisë vuante nga probleme të shëndetit mendor, shkruan Ekathimerini.

58-vjeçari e drejtoi kamionin deri te Ushtari i Panjohur para Parlamentit grek rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës dhe kërcënoi se do të hidhte në erë parlamentin grek. Sipas Associated Press, mbishkrimet në greqisht në anën e kamionit shkruan “Turqit qeverisin Greqinë ”. Policia mori masa duke bllokuar dhe më pas arrestoi 58 vjeccarin ndërsa nuk gjeti ndonjë eksploziv në personin e tij ose në kamion.

Vinkmag ad

Read Previous

Kontraktori i OST-së transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’ të konsulencës

Read Next

Del raporti i GBIN: Mafia shqiptare kontrollon shtetin, ndikojnë në zgjedhje e marrin tendera publik. Të rinjtë përfshihen në krim dita-ditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular