Search
Close this search box.

Policia e Shtetit merr pjesë në operacionin e madh të EUROPOL-it, arrestohen 330 persona

Policia e Shtetit ka dhënë detaje ditën e sotme nga pjesëmarrja në operacionin e EUROPOL për goditjen e paligjshmërisë e shtrirë në 27 shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Ditën e sotme, Policia e Shtetit bën me dije se janë 11 policë të përfshirë në këtë operacion, ndërkohë 330 persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni të madh të koduar “JAD SEE” – “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”.

Policia shqiptare ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkotike, kokainë, heroninë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm.

Vinkmag ad

Read Previous

“Kam gruan në shtëpi por kam lidhje të fshehtë me kolegen e punës”/I riu kërkon ndihmë: Më thoni çfarë të bëj

Read Next

VIDEO/ “Leku letër” në dasmën e Rudinës dhe Mark Frrokut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular