‘Presidenti i ri’ i kallëzuar në SPAK/ Kush është Bajram Begaj dhe për çfarë akuzohet

SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.

Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.

Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.

Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka shërbyer në disa poste të rëndësishme si Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Kryeinspektor, dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Studimet e larta i ka kryer për mjekësi të përgjithshme në ’89-ën, fushë në të cilën ka marrë edhe doktoraturën.

Begaj është graduar si “general Major” nga presidenti aktual Ilir Meta, duke hyrë në historinë e Forcave të Armatosura si mjeku I parë në ushtri që merr gradën më të lartë.

Ai ka lindur në 20 mars të vitit 1967 në Rrogozhinë. Begaj është i martuar dhe ka dy djem.

Vinkmag ad

Read Previous

Një grua Presidente? Majlinda Bregu emri që mund t’i imponojë të dyja palët, zbulohet çfarë po ndodh në korridoret e PS

Read Next

VIDEO/ “Dumani nuk gënjen”/ Gazetarja: Ja çfarë më tha nipi i një prej viktimave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular