Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Lushnje.
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar.
Sipas policisë, 13-vjeçari dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij në fshatin Golem të Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
