Protesta në Iran “grua, jetë, liri”!

Nga Fatjon Malaj/Më 13 shtator, një vajzë e re njëzet e dy vjeçare iraniane e quajtur Mehsa Emini u arrestua në Teheran nga policia e moralit me arsyetimin se ajo nuk mbante hixhabin siç duhet.

Ndërsa ajo ishte ende në paraburgim më 16 shtator prej torturave sadiste kjo vajzë e re jep shpirt në duart e policeve të marrosura në indoktrimin antihuman i cili ushqen shpirtrat e konformistëve mizerabël të sistemit në këtë shtet, pas vdekjes së Eminit njerëzit veçanërishtë gratë dhe vajzat dolën në rrugë në Iran.

Si pasojë e protestave që u përhapën në të gjitha krahinat e vendit, dhe ende vazhdojnë dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra persona u ndaluan.

Vihet re se veçanërisht të rinjtë dhe gratë marrin pjesë shumë aktive në protestat që po vazhdojnë prej tre javësh.

Këto protesta duhet të lexohen si një luftë kundër formave të kryqëzuara të shtypjes, veçanërisht në bazë të gjinisë, fesë dhe përkatësisë etnike. Me gjithë kërcënimet e autoriteteve, me hapjen e universiteteve studentët iu bashkuan protestës, slogani kryesor i së cilës ishte “grua, jetë, liri”,. Ajo që të habit është roli dhe lidershipi i grave në këto protesta. Sepse kohë më pare shumë intelektualë nuk do mund ta  besonin se këtë rol në të ardhmen e Iranit do ta luanin gratë iraniane.

Regjimi iranian dëshiron t’i shohë këto lëvizje sociale si një komplot të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të shtetit që abuzuan me vdekjen e Eminit, por harrojnë se tensioni i kahershëm sociologjik në vend, pakënaqësia publike dhe ngushtimi i hapësirës politike janë të njohura për të gjithë.

Pritej vetëm një shkas për shpërthimin; ajo u bë  Mehsa Emini me jetën e saj të prerë në mes sepse nuk mbajti shaminë siç duhet sipas vemieve të një sistemi përbindësh i cili të bukurën e mallkon e shan e përbaltë e përçmon dhe në fund nëpërmjet tortures i merrë jetën.

Në vend që të tregonte një refleks mbrojtës si përherë nëpërmjet dhunës dhe torturës, qeveria e Teheranit mund të kishte kontrolluar reagimin duke ndarë trishtimin e saj për vdekjen e një vajze të re njëzet e dy vjeçare. Në fakt, edhe kjo situatë tregon se regjimi është i tjetërsuar nga populli i tij.

Dua të them, nëse udhërrëfyesi i revolucionit Ali Khamenei do të kishte dalë dhe do të thoshte se ai ndante trishtimin e familjes në vend që të dërgonte përfaqësuesin e tij në familje, ai do të kishte parandaluar dhjetëra vdekje të tjera në protesta. Por ai nuk e bëri këtë sepse regjimi beson se mund t’i mbajë nën kontroll njerëzit e tij – si të gjitha regjimet autoritare – me detyrim.

Ndoshta pyetja që duhet bërë këtu është se cili është ndryshimi midis këtyre protestave dhe atyre të katër viteve më parë? Siç ka theksuar Sadiq Zibakelam, intelektuali i famshëm iranian, ka disa pika që dallojnë rrënjësisht protestat e fundit nga protestat e mëparshme.

Përveç kësaj, gratë dhe kryesisht të rinjtë që duan ndryshime rrënjësore në strukturën politike dhe sociale të Iranit janë në ballë të protestave. Edhe pse tema kryesore e protestave të vitit 2022 është kundërshtimi ndaj kërkesës së shamisë, iranianët po dalin në rrugë për arsye që shkojnë shumë përtej kësaj çështjeje. Rritja e çmimeve të ushqimeve, papunësia e lartë, korrupsioni i përhapur gjatë rënies ekonomike dhe presionet e ashpra mbi shoqërinë i shtuan ankesat.

Fjalimi i fundit i liderit suprem Ali Khamenei në ceremoninë e diplomimit për kadetët e forcave të armatosura dukej se tregonte se qeveria e ka ndaluar në thelb zbatimin e kërkesës për shaminë e kokës – një lëshim i madh në kontekstin e historisë së Republikës Islamike. Mbetet për t’u parë nëse ky koncesion, ndoshta edhe të tjera, do të mjaftojë për të plotësuar kërkesat e protestuesve.

Stabiliteti i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm kur shumica e iranianëve besojnë në ekzistencën e një drejtësie të mjaftueshme sociale dhe lirive në vendin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.