“Rama Durrësin do dhe atë do ta marrë, kurse Shkodrën e merr …”/ Artan Fuga nxjerr prapaskenat e zgjedhjeve të 6 Marsit, zbulon si do të ndahen bashkitë

Jepi Share

Akademiku Artan Fuga ka analizuar 6 bashkitë të cilat shkojnë në zgjedhje më 6 mars.

Postimi i plotë:

Ai kalkulon, analistët dhe propagandistët këndojnë!

Kot sillen vërdallë analistët, opinionistët, propagandistët !

Edi Rama Durësin do, dhe atë do ta marrë. Aty luhen dinamikat e forta dhe gjithçka tjetër. I duhet tani sepse të gjitha operacionet e pasurive të paluejtshme duan legjitimitet tani dhe se tani duke pasur bashkinë e rikap bashkinë pas një viti përsëri. Aq i duhet!

Dhe këtë do e ketë si pasojë e çarjes së partisë demokratike, sepse dje e kishte në xhep në sajë të unitetit të çelniktë të partisë demokratike rreth një absurdi gjoja opozitar. Sot në sajë të përçarjes. Ai fiton edhe nga uniteti budalla edhe nga përcarja e cmendur me tymçe e qysqi. E ka edhe nga shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme që Taulant Balla negocioi dhe ra dakord në Presidencë.

Kaq i duhet. Vora c’i duhet nëse kryetari i bashkisë të Vorës nuk i hypën në kokë të bllokojë rrugën e Rinasit. C’e do Rrogozhinën, veçse nëse kryetari i bashkisë atje hap dyert e burgut, por nuk besoj, edhe Lushnjen e merr pa e dashur veçanërisht, kurse Shkodrën që kurrë nuk e pasur, o e merr vetë, o merr njeriu i Sali Berishës!

I fituar nga të gjitha anët. Dhe të mendosh që i futi në xhep me një çmim shumë të lirë sikurse do të shihet…, së shpejti!!!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Putin i ‘zbukuron’ gati për ‘shpërndarje’/ Gjenden 323 pako hashashi me fytyrën e presidentit rus, befasohet policia

Read Next

(SKANDAL)Ushtroi dhunë ndaj një lypësari në rrugë, dënohet avokati i njohur shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular