“Rama e ka vendin në burg, të paktën 50-vite”- Berisha: Të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut

Ish-kryeministri Berisha mbajti këtë të hënë një takim me demokratët e Njësisë numër 9 në Tiranë. Në fjalën e tij Berisha theksoi se korrupsioni i qeverisë Rama është galopant. Ai tah se me të gjithë korrupssionin që rama ka bërë Meriton 50-vite burg, nëse do të eksiztonte drejtësia. Por sipas tij drejtësia është kapur përmes reformës nga kryeministri Rama.

Ish-kryeministri ftoi demokratët të përgatiten për zgjedhje lokale dhe t’i japin përgjigjen arrogancës së maxhorancës.

“Ky po shfaros shqiptarët. Shqiptarët po largohen nga varfëria. Nga se vjen varfëria u them këtyre gazetarëve. Pse nuk largoheshin para 7-8 vjetësh? Para 7-8 vjetësh kilometri i rrugën ndërtohej me 2 milionë euro, shkolla ndërtohej me 500 mijë- 600 mijë jo 3 milionë e 5 milionë, s ai dnërtojnë sot. Kryeministri para 7-8 vjetësh udhëtonte me linja tregtare dhe klas ekonomik, nuk ndodhte kurrë më përpara që kryeministri të udhëtonte me avion taksi. Është ky që vret shpresën me zgjedhje. Ky nuk bën zgjedhje, na bën karshillëk, ne çdo demokrati, tërmet do bëhej thioshte nga Peshkopia. Ndaj dhe ne do të përgatitemi t’i japim përgjigjen armikut. Armiku është armik. Ju garantoj që përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka. Me 1/10 e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, të paktën 50-vite burg. Por drejtësia këtu nuk ekziston. Drejtësia është një reaprt i Rilindjes së Edi Ramës”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.