Rama jep ultimatumin e radhës në Vlorë-Ç’po ndodh me vendin?

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me zaptimin e trotuareve nga bizneset në zonën bregdetare të Lungomares, në Vlorë. Ai bëri thirrje për çlirimin e menjëhershëm të hapësirave publike, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të ngritur standardin e shërbimit në përputhje me imazhin e “Shqipërisë Turistike”.

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrsesi i barrikadave, si në Lungomare!” – shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Lungomarja është një model modern i një qyteti bregdetar dhe duhet të shërbejë edhe si model për dizajnin e jashtëm të vijës së shërbimeve.

Ai u bëri thirrje të drejtpërdrejtë pronarëve dhe menaxherëve të bizneseve:

“Duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi.”

Rama ka theksuar se përveç ndërhyrjes në strukturat ekzistuese, synimi është të përmirësohet jo vetëm funksionaliteti, por edhe pamja estetike e vijës turistike, në përputhje me një standard të ri kombëtar për mikpritjen dhe shërbimin.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO-Tronditet Tirana dhe Vlora, Rama nis furtunën e madhe, avokati: Ja ç’i pret ata prej Edi Ramës

Read Next

VIDEO-Tritan Shehu na lë pa mend- Trondit Kuvendin: Ja ç’po ndodh me ushqimet në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular