Rama tregon se kur do të bëhet rritja e rrogave në Shqipëri

Jepi Share

Kryeministri Edi Rama ka postuar ne Facebook bllokun e pallateve në Golem që është gati për 45 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Mirëpo, çfarëdo që Rama të publikojë në Facebook, qytetarët i shqetësojnë dy gjëra, rritja e çmimeve dhe pagat jo të kënaqshme.

Një qytetar i komenton duke i thënë se, mirë çmimet i rregullon tregu, po rrogat kush i rrit,

Rama i përgjigjet duke i thënë se rrogat janë vendosur në buxhet dhe hyjnë në fuqi më 1 qershor. Nëse rrogat rriten sipas dëshirës, thotë kreu i qeverisë, shtetet bien, siç ra Shqipëria në vitin 1997.

Qyetari: E vertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama. po pagat rrogat kush i ngre tregu ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat.mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne.ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama .mblidh mendjen

Rama: Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ilir Meta pret në zyrë Niko Peleshin dhe Gjeneral Major Bajram Begaj, zbardhen detaje nga takimi

Read Next

(Video) Banori i vërsulet me sopatë/Gazetarja e njohur ndërpret lidhjen direkte pas incidentit të rëndë që i ndodh tek “Shtëpia e barit” në Ndroq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular