”Revolucioni paqësor” që po na sjell ´97!

Nga Esmeralda Hakaj/Revolucioni paqësor” që po na sjell ´97!Vafëria po rritet, vrasjet kanë zënë vendin kryesor në vendin tonë, mosgjetja e të drejtës kur troket në dyert e institucioneve, mosmbajtja e premtimeve elektorale e shumë e shumë arsye të tjera nuk na mblodhën dot bashkë për të ngritur zërin.

Gjithmonë në rrjetet sociale çdokush fajëson, tregon që është zhgënjyer, premton që do të luftojë dhe përsëri nuk mblidhen për të ngritur zërin. Bëjnë që çdo ditë të jetë e njëjta ditë sikur duan të shfryjnë dufin dhe inatet e mbledhura gjatë ditës.

Por, ama kur dikush që ka pasur në dorë më shumë se të gjithë në hark kohor të bënte ndryshime rrënjësore në këtë vend, thërret, ngrihen me një duf të tmerrshëm. Kundër kujt? Ndahen, ofendohen, na çojnë mbrapa në kohë për një karrige!

Po, e them përsëri: Lufta në Shqipëri bëhet për një karrige! I pari i fshatit ka gjithmonë rëndësi tek ne, kujt i interesojnë rezultatet.

Aq shumë na ka shpëtuar ky i pari i fshatit sa pikërisht nga ai ne patëm 97, 2011 dhe tani 2021. Se po u ngrite kundër këtij të parit të fshatit ai është trim, ai qëllon, ai të vret. Dhe nëse dikush i vihet kundër qoftë dhe organizma ndërkombëtare ai viktimizohet dhe pastaj kërcënon.

Me kë? Fëmijët e këtyre revolucionarëve nuk dalin në fushëbetejë. I mbajnë me kimet. Bëjnë thirrje në emër të lirisë, demokracisë, ndryshimit.. Kush?

Ata që kanë çuar pikërisht në këtë pikë vendin tonë. Dhe më tmerruesja.. Ndiqet nga njerëz të ekzaltuar, të gjorë që besojnë. Besojnë se në të njëjtat kushte, me të njëjtët aktor këtë herë do të jetë ndryshe. Po, do jetë!

Do marri karrigen e tij dhe do tregojë dhe njëherë që në Shqipëri I forti nuk ndëshkohet, por burgjet zihen me mjeranët që i shkojnë nga mbrapa atij dhe kujtdo si atij.

Rëndësi ka që dhe pas këtij shkrimi do lindi përsëri e njëjta ditë. Në fakt kjo ditë ka kujtime të 97! Më bënë të kujtoj dhe të rikujtoj dhe njëherë faktin që vrasësit e çdo shprese jemi NE, ndjekësit e atyre që mendojnë se janë ZOT!

Vinkmag ad

Read Previous

Arrestimi i Lefter Kokës/Monika Kryemadhi nxjerr persona të tjerë: Kanë bashkëpunuar edhe ata…

Read Next

Modeli i “dy qarkullimeve” i afirmuar në arritjet e OBT-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular