Përplasja e armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është rindezur sërish.
Një vit pas shpalljes së armëpushimit me ndërhyrjen e Rusisë pasi azerët rimorën kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakhut, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë bëri të ditur se përplasja e armatosur ka ndodhur në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre.
As of 4pm. the situation in the eastern border remains “extremely tense”.
— MoD of Armenia 🇦🇲 (@ArmeniaMODTeam) November 16, 2021
As a result of the battles which started as a result of the #Azerbaijani AF attack on #Armenian positions there are killed and wounded [servicemen] on the Arm. side. pic.twitter.com/m9CY6UeY8K
“Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktuar dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.
