Artisti i njohur, Robert Dragot Aliaj ka reaguar pas debatit të fundit që ka lindur me futjen e konceptit “Prindi1” dhe “Prindi 2” në formularët e institucioneve apo dhe nismës për birësimin e fëmijëve edhe nga persona të pa martuar apo që bashkëjetojnë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Robert Aliaj thekson se po jetojmë në një epokë , ku sipas tij një minoritet absolut po i imponohet një maxhoriteti absolut. “Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.
Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt te keni mundesi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”’, thekson ai.
Ai përmend si shqetësues kërcënimin e Pastorit Akil Pano, ndërkohë që thekson se po të përfshihet apo të japësh një mendim për akuzat LGBT etiketosh si racist apo ksenobof.
“Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me b*thë përpjetë ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut.
Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.
Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.
Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt te keni mundësi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”, shkruan Aliaj.